Nis ceremonia e certifikimit të rekrutëve të FSK-së

10:17 | 28 Mars 2025
K.B

Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, ka nisur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci./Arbresh.info/

Të ngjashme