Përderisa në vendin tonë kompani të shumta janë duke përkrahur fushatën sensibilizuese #rriNshpi, NimiTV ka vendosur t’i bashkëngjitet kësaj fushate, por duke menduar për shqiptarët e diasporës!
Kështu, NimiTV ka vendosur që të ofrojë 3 muaj abonim FALAS për të gjithë shqiptarët e diasporës të cilët nuk e posedojnë platformën e NimiTV. Në këtë mënyrë, familjarët dhe miqtë tanë të cilët jetojnë në diasporë do ta kenë mundësinë të argëtohen dhe t’iu lehtësohet qëndrimi në shtëpi gjatë periudhës së karantinës.
NimiTV mund ta shikoni pa dekoder, mjafton ta shkarkoni aplikacionin e NimiTV në Samsung Smart TV apo LG Smart TV.
Të gjithë shqiptarët e diasporës mund të aplikojnë për t’u abonuar falas, duke klikuar KËTU.
Pasi të keni plotësuar formularin, ju do të pranoni username dhe password në e-mailin tuaj./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës