Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga deputeti dhe zëdhënësi për Punë të Jashtme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Bundestagun gjerman, Nils Schmid.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se, Schmid është shprehur se fitorja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e këtij viti tregon qartë dëshirën e popullit të Kosovës për ndryshime politike.
Si zëdhënës, ai ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar për reformat social demokratike dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...