Endrit Nika, i dyshuar për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë, ka dal sot para trupit Gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nika ka lexuar një letër drejtuar prindërve të viktimës, duke shprehur ngushëllime dhe duke thënë se edhe ai kishte humbur personin më të shtrenjtë në jetën e tij.
I akuzuari theksoi se edhe vetë dëshironte vetëm që drejtësia të vihej në vend për Klarën.
“Së pari dua t’iu drejtohem prindërve të Klarës me do fjalë, me gjithë zemër që jam para jush jo si personi që e dashuroj çikën e juaj, por mes kësaj tragjedie të rëndë me krejt shpirtin ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella. E di që më shihni ndryshe dhe më fajësoni, por ju lutem të më besoni se edhe unë e humba sendin më të shtrenjtë që kam pasur në jetë. Dhimbja është e njëjtë. Ju uroj shumë forcë dhe unë si ju ju dëshiroj vetëm drejtësi për Klarën”, tha ai.
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...