Fshati Butovc është ngujuar nga reshjet e mëdha të borës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa ka shtuar se njësitet policore pasi kanë marrë informacionin i kanë dalë në ndihmë banorëve, transmeton arbresh.info.
“Policia angazhon njësitë e saja nëpër komuna për t’u marrë edhe direkt me kompanitë e pastrimit. Në Butovc disa persona janë ngujuar, i kemi dalë në ndihmë qytetarëve. Njësia e policisë ka arritë t’i dalë në ndihmë”, është shprehur Kelani në Kanal10.
Ai është shprehur se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë qytetarëve.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi”, deklaroi Kelani duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...