Ngritet flamuri amerikan nga pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente

11:14 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe këtë vit sikur edhe herëve tjera, shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë organizuar aktivitet në nderim të 4 korrikut – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me pak organizime ata festuan këtë ditë, për shkak të gjendjes pandemiologjike të virusit Korona (COVID-19).

Edhe këtë vit, flamuri amerikan është ngritur në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton arbresh.info.

Të pranishëm ishin Policia e Kosovës, Zjarrfikësit e Prishtinës si dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente te Prishtinës.

Po ashtu, këtë vit flamuri i SHBA-ve, është ngritur nga pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë ti bëjmë respekt të gjithë personelit mjekësor anekënd Kosovës, për punën e sakrificën e madhe të bërë me rastin e pandemisë Covid -19″, thuhet nga ta./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale