Ramush Haradinajt po i shtohen ministrat që kanë aktakuza. I fundit është zëvendësi i tij, Dardan Gashi, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Diasporës dhe Investimeve. Pos tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj pesë personave të tjerë. Në aktakuzë janë edhe Sami Lushtaku e Endrit Shala.
Ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Shtetit që gjuajtën me armë në odën e Limajt e ka konfirmuar prokurori, Ismet Tofaj.
“Është ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave”, ka thënë Tofaj, për Gazetën Express.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë nuk ka pranuar të japë detaje të tjera duke përsëritur se aktakuza është ngritur për gjashtë persona të përfshirë në gjuajtje me armë në Banjë të Malishevës.
Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ish-Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Endrit Shala ishin xhiruar teksa kishin gjuajtur me armë në ditën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat sa ishte Ministër i Transportit.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...