Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet, A.M.
Ai akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, lehtësim në kryerjen e terrorizmit, si dhe rekrutim për terrorizëm.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. I njëjti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nga zonat e konfliktit në Siri, si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, ka ofruar fonde për qytetarët nga Kosova, të cilët janë interesuar për të udhëtuar për në Siri, që t’i bashkëngjiten kësaj organizate. Gjithashtu, përmes ligjëratave të cilat i ka mbajtur në Kosovë, publikisht u ka bërë thirrje personave tjerë që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS që vepronte në Siri dhe Irak”, thuhet në komunikatë, transmeton arbresh.info.
Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Rekrutimi për terrorizëm” nga neni 139 të KPRK-së./arbresh.info/
Haradinaj thotë se brenda ushtrisë së FSK-së po rekrutohen m...
Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me SH...
Intervenime në disa zona të kryeqytetit nga KRU “Prishtina”
Vitia: Drafti i Strategjisë në shëndetësi mundëson planifiki...
Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të ...
Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet mësue...