Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj M.G., shtetas turk, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, më 6 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën “Shote Galica” në Prizren, i pandehuri ka vrarë vajzën e tij, Sh.G., në banesën ku jetonte me familjen.
Pas ritualit të faljes së namazit, ai ka marrë një thikë kuzhine dhe ka sulmuar vajzën duke e prerë në qafë ndërsa ajo flinte.
“Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht vajzën e tij, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima Sh.G., dhe e dëmtuara A.R. I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës, në përpjekje për ta ndaluar, vajza tjetër, A.G., u sulmua gjithashtu me thikë dhe pësoi plagë në qafë. Po ashtu, bashkëshortja e tij, R.G., u përpoq ta ndalonte dhe gjatë sherrit u lëndua në fytyrë dhe dorë.
“Në momentin kur viktima Sh.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij. I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë. Pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., ka arrinë ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Si pasojë e plagëve, vajza Sh.G. ndërroi jetë në vendngjarje.
“Ndërkaq, si pasojë e plagëve të marra, viktima Sh.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i pandehuri M.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokurori ka kërkuar që pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale “Vrasje e rëndë”./Arbresh.info
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...