Ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është ngritur aktakuzë.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore thuhet se Ahmeti nuk e respektoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe urdhrin përmbarimor për këmbimin e pronave të të dëmtuarit Mefail Cakolli, në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç ‘rast akuzohet për veprën “Mos ekzekutim i vendimeve gjyqësore”.
Tutje thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Ahmeti nën cilësinë e kryetarit, në mënyrë të kundërligjshme e ka dëmtuar pronën e Cakollit, duke vendosur përreth parcelës, shtylla të bentonit, pengesa për hyrje me veturë në pronë, ndërsa dëmtimi është bërë edhe në anën tjetër, duke i pamundësuar palës shfrytëzimin e pronës së tij.
Për këtë Ahmeti akuzohet për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.


27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot