Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par.1. nën par.1.5., lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1. të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me nën par.1.4. të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit “NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij, shkruan Arbresh.info.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par.1. nën par.1.5., lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1. të KPRK-së.
Ndërsa i pandehuri V.K., në vendin dhe kohen e njëjtë, nga përleshje me K.Z., e ka grushtuar K.Z., dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të konstatuar në raportin e ekspertizes mjekoligjore.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me nën par.1.4. të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë./Arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...