Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 26 aktakuza kundër 30 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar. Ndërsa, kjo prokurori ka ngritur 15 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...