Ngriten 42 aktakuza ndaj 58 personave

10:58 | 17 Nëntor 2020

42 aktakuza janë ngritur brenda 24 orëve të fundit nga shtatë prokuroritë themelore në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit aktakuzat janë ngritur ndaj 58 personave, raporton arbresh.info.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza, kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër njëzetetetë 28 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria

Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy personave për 48 orë, ka bërë një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për një person dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 15 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të mitur për 24 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë p për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara