Gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha prokuroritë themelore në Kosovë, janë ngritur 42 aktakuza ndaj 46 personave për vepra të ndryshme penale.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Shtetit në raportin 24 orësh të saj, raporton arbresh.info.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve, janë ndaluar katër persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar, dhe ka paraqitur një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur 28 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Me urdhër të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Pejë, është ndaluar një person i dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...