Ngriten 36 aktakuza brenda 24 orëve në Kosovë

11:02 | 13 Tetor 2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë aktakuza kundër dyzetedy personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara