Kosovarët anë e mbanë botës sot po festojnë 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.
Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në ShBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikes për ditën e pavarësisë së Kosovës.
Për nder të 15 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square New York.
Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falenderon ShBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.
Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.
Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë. “Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva./Katror.info
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...