Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se Albin kurti është kryeministri i parë shqiptar që ka një program teorik të një niveli të lartë konceptual.
Avokati i përkufizoi qeveritë e kryeministrave të tjerë që kanë që në krye të Shqipërisë, si qeveri anti-intelektualiste. Programi i Kurtit ishte i qartë thirrje për intelektualizmit shqiptar shprehet Ngjela.
“Është kryeministri i parë shqiptar me një program teorik të nivelit të lartë konceptual. Në funksion të shtetit të zhvillimit dhe të akteve të tij. I la në hije të tërë kryeministrat. Tre kryeministrat e fundit tanë duke përfshirë edhe Saliun i la si gjynahqarë kryetarë katundesh. Unë e prisja se ai (I referohet Albin Kurtit) pavarësisht nga bindja, sepse idetë janë personale ose majtas ose djathtas.
Pavarësisht nga bindjet e tij të majta, nuk më intereson fare kjo. Por pavarësisht nga këto bindje ai mbajti një fjalim me nivel të lartë intelektualist. Nga konteksti I tij kuptova që do të krijojë intelektualizmin në qeverisjen shqiptare, që nuk është në Shqipëri fare. Shqipëria ka 30 vite që qeveriset nga qeveri anti-intelektualiste. Ky i dha të kuptohet në një botë shqiptare që unë do t’i drejtohem intelektualizmit.
I gjithë programi I tij në të tëra aspektet ishte një thirrje për rikrijimin e botës intelektualiste në drejtimin e shtetit shqiptar. Kini parasysh një gjë, nuk mund të flitet për eksperimentin pa mbaruar eksperimenti. Unë nuk e di se si do të implementohet programi, kam folur për programin. Programi është ky që thashë unë. Thirrje për krijimin e intelektualizmit shqiptar. Qeveritë Hoxha, qeveria Berisha, qeveria Nano, Nano ishte diçka më e zbutur, qeveria Meta dhe sidomos qeveria Rama janë qeveri anti-intelektualiste, nuk e kanë pranuar intelektualizmin. Befas del një kryeministër, që pranon intelektualizmin. Pse? Tregon që është një nivel I lartë si intelektual”, u shpreh avokati.
“Sot ka pasur kritika nga deputetët e opozitës. Syresh disa prej tyre i kanë kujtuar zotit Albin Kurti që nuk mundet ai të tentojë të bëjë një marrëveshje me Serbinë. Për të shitur edhe interesat e Kosovës?
“Duhet të kini parasysh një gjë. Dalja e Albin Kuritit ka ngritur shumë tensionet në Beograd. Sepse e panë që përfundimisht në Shqipëri, në botën Shqiptare, në Ballkanin Perëndimor doli një politikan I nivelit të lartë. Këtë e thonë të gjithë. Dhe janë në presion. Se ç’bëjnë anësore shkruesit me kallamarë nuk më hynë fare në punë janë shkrues me kallamar. Çështja është këtu. Fakti që Beogradi e ka frikë e ke në favor. Kë ka frikë Beogradi? E ka gjë Ramën frikë, jo. E ka pasur gjë Metën frikë, jo. E ka pasur gjë Saliun frikë, jo. Me përjashtim të Ramush Haradinaj që deri diku u kundërvu, asnjë nga ato si kishte frikë Beogradi. Për herë të parë sipas pikëpamjes time Beogradi është I trembur. Fakti që është I trembur bota shqiptare po krijon një vlerë të re”u përgjigj Spartak Ngjela.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...