Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.
Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për rininë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)
Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Komisioni për Arsim shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30)Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet seancë e re plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi I Kosovës, ora 10:30)
Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të Ambasadës britanike. Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Ardian Hajdaraj. (Salla e Këshillit Prokurorial i Kosovës, kati 6, ora 10:00-12:00)
KosovaJob organizon eventin “Integrimi i AI në KosovaJob: një kapitull i ri për punësimin”. (“Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)
Zyrtarët e BE-së vizitojnë Suharekën. (Takim me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, Ndërtesa e komunës Suharekë, ora 11:30)
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest përmbyllin projektin “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë Plus – KIST+”, financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë. (Klan Arena – Prishtinë, ora 11.30)
Mbahet Kongresi Vjetor i Federatës Evropiane të Gazetarëve, nikoqir i së cilës është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, rruga “Arkitekt Karl Gega”, ora 13:00)
Hapet ekspozita “EMPTY BOWL” me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e Handikos dhe Sos Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Studio e qeramikës URA në Qendrën Tregtare “Bregu i Diellit”, rr. “Hyzeri Talla” nr. 62, Prishtinë, ora 14:00)
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për bletarët e Kosovës. (Rruga ”Smajl Jashari” Prishtinë, ora 14:00)
Shfaqet premiera e dokumentarit “Ghetto Rock” (Prizren, 1990-1999), mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Kinemaja “Lumbardhi” Prizren, ora 19:00)
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...