08:30
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), për nder të Ditës së Tokës, bën mbjelljen e disa pishave. Merr pjesë edhe zëvendësministri i MMPH-së, Hysen Durmishi. (Në hyrje të autostradës së Veternikut, afër “Shellit”)
09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin e Salih Mustafës. (Hagë)
10:00
Ministria e Mjedisit, së bashku me MASHT, UNDP, OJQ-të “Ecokos Women” dhe “Pamkos” do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Tokës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Letonisë, Egils Levits. Pas takimit, Osmani dhe Levits mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
11:00
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë (Zyra e Prokurorisë Speciale, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
12:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Letonisë, Eglis Levits. (Ndërtesa e Kuvendit)
14:00
Komuna e Prishtinës vendos shporta për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër, me rastin e Ditës së Tokës. (Shkolla e Gjelbër, Unaza Qendrore)
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...