Ngjarjet e ditës: 6 tetor 2023
09:00
Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Shoqatën Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajnë konferencë shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”. (AShAK, Prishtinë)
10:00
USAID-i së bashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës organizojnë tryezë diskutimi në lidhje me bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile, mediave dhe Gjykatës Kushtetuese. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
Kuvendi mban seancë plenare në rend dite pyetjet parlamentare. (Kuvendi Kosovës)
11:00
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, mban konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij. (Hote “Swiss Diamond”, Prishtinë)
18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hapë ekspozitën e përkohshme të veprës “Teatri Ilegal” nga Sovran Nrecaj, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentimit, Prishtinë)
18:00
Hapet ekspozita e programit të fotografisë “Analoge”, organizuar nga Qendra për Praktikë Narrative. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë)
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë