Ngjarjet e ditës: 10 qershor 2023
08:30
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan organizon Panairin e Gjuhës të Artit, Shkencës dhe Teknologjisë. Merr pjesë dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)
09:00
HIB Petrol Ditën e Solidaritetit me disa aktivitete. Me këtë rast, disa të rinj i bashkohen kompanisë për një ditë pune. Pagesën e tyre, në fund të ditës, do e dhurojnë për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. (Pika e HIB-it, Çagllavicë)
11:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (DokuKino, Prizren)
12:00
Mbahet manifestimi qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. (Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
13:00
Kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit)
15:30
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
17:00
Mbahet Parada e Krenarisë 2023. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...