Ngjarjet e ditës: 27 maj 2023
09:15
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim 20 ambasadorë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët do të zhvilloj edhe një shëtitje në qytetin e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë)
10:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. (Ndërtesa e Qeverisë)
12:00
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)
12:00
Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës: Through the Lens of Reading: Rrëfenjë e dy qyteteve”, nga Klea Ismaili dhe Mondi Dauti. (Biblioteka Kombëtare)
13:30
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin takohet me përfaqësuesit e komuniteteve serbe dhe me përfaqësuesit e mediave në Kosovë. (Selia e EULEX-it, Mitrovica e jugut)
16:00
Nis edicioni i 10-të i festivalit të teknologjisë në Ballkan “DOKU.TECH”. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë)
18:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Pejë feston 23-vjetorin e themelimit. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...