Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

07:21 | 23 Tetor 2022
A Z

Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2022

07:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia civile. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

10:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella, i cili do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit, Osmani dhe Vella do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Kabineti i Presidentes)

Shpërndaje në rrjete sociale