Ngjarjet e paralamëruara për ditën e sotme

07:00 | 4 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

08:30

Mbahet Sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit)

09:00

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë bën caktimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

09:40

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

10:00

Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Riinvest, “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:30

Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës. (Fshati Radavc, Pejë)

11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

14:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

 

Shpërndaje në rrjete sociale