Në Kosovë për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.
Ngjarja e parë për ditën e sotme nis në orën 10:00, ku Sindikata e QKUK-së, do të proteston në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. (Para hyrjes së Administratës qendrore të ShSKUK)
10:00
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Organizata Joqeveritare “QIKA” mban protestë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton aktivitetet e mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligji për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)/Arbresh.info/
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...