Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë, 13 qershor 2023:
08:50
Mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38)
09:00
Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e dytë të VET Samitit 2023 – e fokusuar në të ardhmen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë. (“Klan Arena”, Prishtinë)
09:30
Mbahet konferenca e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Lansohet projekti “Gender Equality Facility”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog etj. (Parku Arkeologjik i Muzeut të Kosovës)
10:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Diskutohet për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, listën esenciale të barnave, Bordin e ri të SHSKUK-së dhe listat e pritjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
11:00
Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të katërt të “KarrieraUP”, i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare)
12:00
Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) shënon Ditën e Qershisë 2023. (Plantacioni i qershive, “AgroKosova Holding”, Suharekë
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
13:45
Organizohet tryeza e katërt e sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...