Ngjarjet e ditës së sotme

07:03 | 28 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

10:00

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizon debatin me temën “Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare etj. (Ndërtesa e Kuvendit.

10:00

Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)

11:00

Në kuadër të fushatës #vajzatnëtik22, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon diskutimin “Prezenca e grave në sektorin e TIK-ut”. (Zyrat e OEAK-së, Pejton).

11:00

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) mban mbledhjen e radhës, ku do të vendoset në lidhje me protestat e paralajmëruara. (Zyrat e BSPK-së)

16:30

Mbahet ceremonia përmbyllëse e fushatës #VajzatnëTIK22. Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, do të mbajë një fjalë rasti. (Kino “Armata”, Prishtinë)

17:00

Organizata “Youth Are the Real Leaders” (YARL) dhe OSBE-ja organizojnë festivalin ArchiTech – Edicioni i 3-të, i cili promovon përfshirjen e të rinjve në (ri)dizajnimin e hapësirave publike dhe planifikimin e nismave hapësinore përmes qasjes së “të mësuarit duke bërë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale