10:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj me Kompaninë R&R. (Qendra e Kompetencës, Skenderaj)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
11:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT); bisedohet për parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:30
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. Merr pjesë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Parku i Lirisë, Ferizaj)
17:00
Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë)
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër