09:30
Projekti DEMOS lanson fazën e tretë të projektit për komunat e Kosovës, i cili do të implementohet përgjatë periudhës 2022-2025. Marrin pjesë kryetarë komunash, ministra dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Hotel “Emerald” në Prishtinë)
10:00
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Nick Hækkerup. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Vendi: Kabineti i kryetarit)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhje. Raportojnë drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti, dhe drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:30
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbanë diskutimin me temën “Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
14:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me
përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira