09:00
Mbahet sesioni i dytë i punës i Takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla plenare e Kuvendit)
09:30
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 5-vjetorin e vdekjes. (Zllatar)
10:00
Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Hapet Qendra me Bazë në Komunitet, e organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga UNICEF. (SHFMU “Haradin Bajrami”, Magure, Lipjan)
11:00
Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”)
11:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ndan “Çmimin për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”. (Libraria “Dukagjini”)
11:30
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës. protestojnë para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”)
12:00
Lëvizja Vetëvendosje mban akademi përkujtimore për Astrit Deharin. (Amfiteatri i ri në Bibliotekën Qendrore të UP-së)
12:00
Promovohet libri “Bullizimi në shkollë” i autores Prof.Dr. Teuta Danuza. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
12:30
Mbahet konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve të takimit VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz. (Holli i Kuvendit)
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
13:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesen e Ombuspersonit)
15:00
Organizata Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) bën hapjen zyrtare të “Shkollës së IT-së” në Gjilan. (Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan)
15:30
Dhurohet gjak në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit. (Rr. “Behije Dashi”, Prishtinë)
20:00
Anëtarët dhe simpatizantët e Vetëvendosjes ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...