Ngjarjet për ditën e sotme.
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin e mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë, Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, të Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2021, si dhe të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:30
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
13:00
Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)./arbresh.info/
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati