Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën 21 mars.
09:00
Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm”. (Parku i Gërmisë, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti, dhe kryeshefi ekzekutiv Evatar Zeqiri. (Kuvendi i Kosovës, N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton planin e performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Komuna e Deçanit organizon Panairin e Librit me moton “Libri me Pararojë e Kombit”, me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”. (Oborri i Komunës së Deçanit)
11:00
Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës)
12:00
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected” – për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja”, fshati Herticë, Podujevë)
12:00
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LShK) organizon një takim letrar me rastin e Ditës Botërore të Poezisë. (Lokalet e LShK-së, “Kulla e Zotnisë”, Mahalla e Muhaxherëve)
12:00
Komuna e Deçanit promovon librin “Komiteti i Deçanit” të autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi i Kosovës, N204)
14:00
Komuna e Deçanit promovon librin “Fajtori” të autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan)
15:00
Organizohet panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës “Edith Durham” nga Jacqueline Dérens, dhe librit “Përndjekja është profesioni im” nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës, me temën “Gjuha e urrejtjes tek të rinjtë e partive politike – sa është duke u luftuar kjo dukuri?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)
17:00
Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Drenas përurojnë librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës, Drenas)
18:00
Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë. Merr pjesë dhe ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
20:30
Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin “Fritland” nga një poet, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, Dardani)
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj