Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë:
09:00
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mban takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09 00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
10:00
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që paraqesin Ujëvarat e Mirushës, organizata WWF Adria/Ecopana në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, do të bëjnë vendosjen e tabelave informuese para këtij monumenti të natyrës me rëndësi të veçantë. (Llapçevë, Klinë)
10:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Zvicrën për Projektin e “Qëndrueshmërisë Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, C301)
11:30
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së)
12:00 – 14:15
Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë homazhe dhe vendosen kurora lulesh në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Agjenda:
12:00 – Kompleksi Memorial në Orllan
13:30 – Kompleksi Memorial në Lladoc
13:45 – Pranë shtatoreve të heronjve në Podujevë
14:15 – Kompleksi i Varresaze të Dëshmorëve në Penuhë
17:00
Nën patronatin e ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...