Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në vendin tonë
09:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
09:30
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N10)
09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së shqyrton Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore; Projektligjin për ndryshime klimatike dhe Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)
09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjit për rininë. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare me një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi Kosovës)
11:00
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës proteston në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë. (Para Qeverisë)
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...