Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:
09:30
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, organizon aktivitetet e Javës së Informimit me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”. (Hotel “Emerald”)
10:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të pakos së moduleve për mbrojtjen e fëmijëve. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.(Kuvendi i Kosovës, C 301)
11:00
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban tryezën për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit. (“ONIX SPA Thermal Resort”, Banjë e Pejës)
11:00
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje miraton planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike