Mbahet Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”. Marrin pjesë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Dr. Ashraf Abdel Aziz, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00).
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, mbajnë Akademinë Përkujtimore në shënim të dyvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 12:00).
Mbahen homazhe me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 12:00).
Në kuadrë të “Javës së Dëshmorëve”, Komuna e Rahovecit organizon turneun në futboll të vogël. (Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 17:00).
Mbahet dita e tretë e edicionit të 33 të Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”. (Në Gjonaj të Hasit, ora 18:30).
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...