Ngjarjet e datës 31 korrik 2024.
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, mban takim me minatorët e këtij gjigandi metalurgjik, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare. (Menza e minierës, Stan Tërg, ora 07:00)
Shpallet aktgjykimi në rastin e Lulzim Fejzullahut. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 09:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 67. (Salla e konferencave, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim si dhe prezanton raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, voton raportet vjetore të Buxhetit të Shtetit për vitin 2023, të ZKA-së, Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë për media.(ora, 13:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim konsultativ me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla S-301, ora 14:00)
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...