Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë. Istref Bytyqi zv.komandant i stacionit policor në Malishevë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur papritmas pasi Bytyqi me gradë toger deri atë ditë gëzonte shëndet të plotë, por gjatë vikendit atij iu keqësua gjendja shëndetësore.
I ndjeri, sipas familjarëve, kishte shtrëngime në gjoks të cilat ishin edhe fatele për të.
As përpjepja maksimale e mjekëve nuk pati efekt pasi sulmi në zemër e kishte goditur shumë Bytyqin.
Vdekja e tij në moshën 48 vjeçare ka prekur të gjithë ata që e njohën Bytyqin i cili gëzonte respekt të madh tek familjarët, miqtë e kolegët.
Numër i madh i njerëzve morën pjesë në ceremoinë e varrimit të numrit dy në policinë e Malisheves.
Mes dhimbjes dhe lotëve dhe nderime ushtarake Bytyqi u varros në vendlinjen e tij në Terpezë të Malisheves.
I ndjeri la pas bashkëshorten, dy djemtë dhe një vajzë. /Magazina.al
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...