Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Fierit, ku një grua 35 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa ku banonte.
35 vjeçarja me inicialet E.S, banuese në Patos është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj. Gruaja është sjellë në urgjencën e spitalit nga familjarët në gjëndje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo është nën kujdesin e mjekëve, në sallën e kirurgjisë.
Fier
Informacion paraprak
Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.
Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.
Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli