Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për moskonstituimin e Kuvendit.
Ajo tha se nuk është roli i asnjë presidenti që të negociojë koalicione, shkruan Arbresh.info.
“Ne vazhdojmë takimet por nuk është roli i asnjë presidenti që të negociojë koalicione. Ta kemi të qartë, e kam të ndaluar me Kushtetutë. Në të njëtën kohë dua ta qartësoj që Kushtetuta nuk lejon që në këtë fazë presidentja ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje.”, u shpreh ajo.
Sipas saj, për të shkuar në zgjedhje duhet të plotësohen disa kritere ligjore të cilat ajo vlerëson se nuk janë plotësuar.
“Kjo mund të ndodhë nëse shpërndahet Kuvendi, por, ajo duhet të bëhet pas konstituimit. Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë brenda një afati të caktuar, e disa mundësi të tjera të cilat në këtë rast nuk ekzistojnë.”, tha mes të tjerash Osmani.
“Unë jam e bindur që nëse ky afat s’respektohet duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton kjo që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërshtues, a nënkupton kjo se një Kuvend jokushtetues s’mund të zgjedh as qeveri. Sepse nëse vazhdohet edhe pas 26 korrikut, atëherë për çfarë arsye është vendosur ai afat”, ka thënë Osmani.
“Nëse gjatë vikendit s’ka marrëveshje me institucione të konstiotutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës”, ka shtuar tutje./Arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...