Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, shpreson që deri në fund të javës partia e saj të arrijë një marrëveshje politike me Nismën.
Ajo ka bërë me dije se në mes të liderëve të dy partive është planifikuar edhe një takim.
Në emisionin “Info Nata” , ajo ka deklaruar se palët kanë disa ditë në pozicion për marrëveshje.
“Kemi edhe disa ditë në dispozicion, siç është thënë edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po shpresojmë që deri në fundjavë të arrijmë një marrëveshje, nëse edhe partia tjetër ka interes. Kryeministri Kurti ka zhvilluar një takim me Nismën Socialdemokrate dhe është planifikuar një tjetër takim për të vazhduar diskutimet”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?