Ambasada amerikane në Kosovë ka dhënë detaje rreth takimeve që ka zhvilluar këtë javë e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se diplomatja amerikane u takua me “udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre”.
“Bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë. E Ngarkuara Prattipati diskutoi gjithashtu me udhëheqësit e partive ngërçin në formimin e qeverisë.
“Udhëheqësit e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe e Ngarkuara Prattipati theksoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre”, thuhet më tej.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës