Të shtunën, Policia e Kosovës njoftoi se ka ndëshkuar një kundërvajtës, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 92 km/h .
Sipas njoftimit, ai është identifikuar nga policia gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 92 km/h”, thuhet në komunikatën për media.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...