Merkur Beqiri, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Alternativa, ka ndarë vizionin e tij në rast se del fitues në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Ai tha se fokusi i tij është zgjidhja e trafikut, por edhe funksionimi i shërbimeve publike, si mbledhja e mbeturinave.
“Duhet të fokusohemi në zgjidhjen e trafikut, një ndër elementet që duhet me urgjencë me u shiku, dhe më pastaj është funksionimi i shërbimeve publike, pra këtu hyjnë mbledhja e mbeturinave por edhe të gjitha shërbimet tjera, si përshembull ndriçimi dhe të tjera”.
“Udhërrëfyesi ynë i programit tonë është që ta shndërrojmë Prishtinën në qytetin më të jetueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe ta fusim në listën e 100 qyteteve më të banueshme në botë”.
Më tej, Beqiri tha se në plan ka krijimin e një linje hekurudhore prej aeroportit deri në Fushë Kosovë.
“Duhet të bashkëpunohet me Ministrinë e Transportit që të krijohet një linjë hekurudhore, prej aeroportit dhe plani është i miratuar vetëm duhet të zbatohet, prej aeroportit deri në Fushë Kosovë, dhe kjo të kombinohet me linjë të re të bazuar në autobusë elektrikë”, tha ai në “Rubikon”
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...