Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti me anë të një postimi në Facebook njoftoi se kosovarët mund t’i mbajnë të dyja shtetësitë.
“Jeni liruar më herët nga shtetësia e Republikës së Kosovës? Nga sot e tutje, mund ta fitoni atë duke e mbajtur edhe shtetësinë gjermane”, ka shkruar Ajeti.
Në njoftimin e faqes së Ambasadës së Kosovës në Gjermani bëhet e ditur se me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.
“Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney