Nga data 1 korrik (sot) fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën.
Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili ditë me parë ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, Guvernatorin e BQK-së, Avni Ismaili dhe BSK-në, e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë, përcjell Arbresh.info.
“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse. Mirësevini në vendlindje”, thuhet në një postim të Muratit në Facebook.
“PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...