Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se në tremujorin e parë e punës është bërë shumë në kuadër të aktiviteteve të MKRS-së.
Sipas tij Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bartet në Prizren. “Duke e pasur parasysh se në Prizren, janë shumë objektet kulturore e historike, organizohen aktivitete të ndryshme etj. Ne i kemi dergjur vendimin e qeverisë Komunës së Prizrenit”, theksoi ai sot në RTK.
Gashi tha se do të vendosen në qendër të qytetit të Prizrenit.
“Ne po presim mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe presim që vendimi parë të jetë për vendimin e bartjes së MKRS-së, nga Prishtina në Prizren. Nëse shkojnë punët sipas planit, besoj se në shkurt do të bartemi”, theksoi ai.
Sipas tij për vitet e ardhshme do të vazhdojë mbështetjen ndaj kulturës e sportit./RTK/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...