Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin dhe familjen shqiptare Havolli në Brooklyn të New Yorkut. Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një pallati banimi në Ditmas Park dhe baba i tre fëmijëve, humbi jetën pasi u sulmua nga një person që tentoi të vidhte pako në hollin e ndërtesës.
Familjarët e tij kanë reaguar me dhimbje të madhe dhe kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë.
“Përmes këtij lajmërimi ju njoftoj gjithë miqët dhe farefisin se papritur ndërroi jetë djali, vëllau, baba dhe më i dashuri ynë Burim Havolli, i cili si i ri migroi në SHBA, ku punoi e krijoi familje dhe la pas bashkëshorten Jehonën dhe fëmijët Jonin, Dhuratën dhe Kronin e vogël. Ju falënderoj për interesimin dhe ngushëllimet”, ka shkruar Fitim Havolli në Facebook.
Ai ka shtuar se “për ceremoninë e varrimit do të njoftoj me kohë për vendin dhe kohën, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore e mjekësore në New York. Varrimi do të bëhet në Kosovë”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përball me të dyshuarin 30-vjeçar, i cili ishte futur në ndërtesë për të vjedhur një pako.
Përleshja verbale u përshkallëzua dhe rezultoi në goditje të shumta në kokë ndaj Havollit, i cili u rrëzua dhe humbi jetën në spitalin Kings County Hospital Center.
Policia ka bërë të ditur se një person është marrë në pyetje lidhur me rastin, por deri më tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.
Përfaqësuesit ligjorë të Havollit kanë kërkuar drejtësi për këtë ngjarje tragjike.

Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri