Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, në seancën e sotme dëgjimore, ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për 6 të pandehur të arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë.
Gjykata, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se këtë vendim e ka marrë sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj tani të pandehurve E.B, P.D, E.A, L.H e A.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Ndërsa i pandehur V.A është dënuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që ndaj të njëjtëve të caktojë paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke llogaritur kohën nga data e ndalimit të tyre.
Të gjithë të pandehurit u ar restuan më datë 28 nëntor.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...