Këshilli Organizativ ka filluar aktivitetin për rivarrimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në Marinë.
Sipas komunikatës, me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05.2018, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.
“…nesër në ora 10:00 fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.
“Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë:
Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit, Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Komisioni për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë”, ka thënë zëdhënësi i KO-së, Ibrahim Shala.
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...